Interi ka përmbysur rezultatin për ta fituar në fund ndeshjen interesante të xhiros së 15-të të Serie A. Të dielën pasdite, Interi fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Atalantas. Ademola Lookman shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të për epërsinë 1:0 të Atalantas.
Edin Xheko barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 36-të, ndërsa realizoi gol tjetër në minutën e 56-të për 2:1. Interi krijoi epërsi prej 3:1 në minutën e 61-të kur Jose Luis Palomino shënoi autogol. Atalanta u mundua të barazoi rezultatin, por ia doli vetëm të ngushtoi atë.
Jose Luis Palomino shënoi në minutën e 77-të për 3:2. Berat Xhimshiti qëndroi në stol te Atalanta, njëjtë si Kristijan Asllani tek Interi. Interi është ngritur në vendin e katërt në kampionatin italian me 30 pikë. Atalanta renditet e gjashta me 27 pikë.
Golat: