Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kryen detyrën ndaj Sampdorias

Interi ka fituar lehtësisht 3:0 ndaj Sampdorias të shtunën mbrëma. Zikaltërit triumfuan para tifozëve të vet në ndeshjen e xhiros së 12-të në Serie A.

Serinë e golave e hapi mbrojtësi Stefan de Vrij (21’). Dyfishoi epërsinë me Nicolo Barellan (44’).

Për rezultatin përfundimtar realizoi gol të bukur Angelo Correa (73’).

Mesfushori shqiptar Kreshnik Asllani u inkuadrua në minutën e 83-të për Interin.

Interi ka 24 pikë në vendin e pestë. Sampdoria e 18-ta me vetëm gjashtë pikë.

Artikuj të ngjashëm