Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon të mbajë kreun, Juventusi të kthehet te fitorja

Foto: Reuters

Interi do të kërkojë të harrojë eliminimin nga faza e grupeve të Champions Leagues, dhe do t’i përqendrojë të gjitha forcat në ligë, transmeton KTV.

Lideri i kampionatit italian do të kërkojë këndelljen në udhëtim te skuadra e Fiorentinas, që nuk po kalon momente të mira në ligë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Formën e dobët të “Violas” do të kërkojë të shfrytëzojnë “zikaltrit” për të mbetur liderë në elitën e futbollit italian.

Kampionia në fuqi Juventusi synon të mbajë hapin me liderin Interin.

“Zonja e Vjetër”, pas humbjes së fundit, do të synojë të kthehet te fitorja.

Ekipi i drejtuar nga Marizio Sarri, llogaritet favorit në shtëpi përballë Udinesese.

Napoli pa trajnerin Carlo Ancelotti, do të kërkojë të kthehet te rezultatet pozitive në ligë, ku përballë do të ketë skuadrën e Parmas, të papërshtatshme.

Fitoren e dytë radhazi në kampionat do të kërkojë Milani, që në shtëpi do të luajë ndaj Sassuolos të dielën nga ora 15:00.