Interi raportohet se është gati për transferimin e mesfushorit të Romës, Kevin Strootman dhe të padëshiruarit të PSG-së, Grzegorz Krychowiak.
Sipas Gazzetta dello Sport, Roma i ka dhënë sinjale Interit se do të dëgjojë ofertat për Strootmanin, të cilit i ka mbetur edhe një vit kontratë.
Interi fillimisht do të testojë Romën me një ofertë prej 20 milionë eurove. Kjo shumë mund të shkojë deri në 30 milionë euro.
Transferimi i Krychowiak për Interin është më i lehtë dhe më i lirë sesa ai i Fabinhos së Monacos.