Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i ofron pagë të majme Pochettinos

Interi ka shprehur interesim për menaxherin e Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettinio, duke i ofruar pagë dyfish më të lartë se te klubi anglez.

45-vjeçari ka bërë mrekulli brenda tre vjetësh te ekipi londinez, duke transformuar Spurs në pretendent për titull të Premier Ligës.

Interi është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Stefano Piolit. Sipas Sky Sports Italia, Pochettino është në mesin e trajnerëve që Interi synon gjatë muajve të ardhshëm.