Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi edhe më afër titullit të kampionit

Interi ka marrë pikët e plota falë golit të shënuar nga Matteo Darmian në minutën e 76-të.

Takimi i xhiros së 33-të në elitën e futbollit të Italisë ndërmjet Interit dhe Veronës përfundoi me rezultatin minimal, 1:0.

Darmian realizoi afër fundit të takimit kur u asistua nga mbrojtësi i krahut të djathtë, Achraf Hakimi.

Kjo fitore e afron edhe më shumë skuadrën e Antonioi Contes drejt titullit të kampionit në Itali.

Interi është në vendin e parë me 79 pikë, 13 më shumë se Milani i vendit të dytë. Milani luan të hënën kundër Lazios në udhëtim.