Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inicim disiplinor ndaj Llapit pasi shkeli masat e Qeverisë

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubi të futbollit, Llapi.

Sipas njoftimit, në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Feronikelit, kanë hyrë në stadium më shumë shikues se sa që lejohet me vendim të Qeverisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inicime disiplinore: Ndaj FC Llapi, motivi: Mos respektimi i vendimit të Qeverisë, lidhur me masat anti Covid 19, duke tejkaluar 10% të kapacitetit maksimal të shikuesve në tribuna, për çka është ndërprerë ndeshja për pesë (5) minuta. Sipas xhirimeve televizive në ndeshjen Llapi-Feronikeli”, shkruan në vendimin e Komisionit të Garave.

Përveç Llapit, në procedurë disiplinore janë edhe disa klube dhe lojtarë të Superligës dhe të Ligës së Parë, të cilët kanë thyer rregullat.

Llapi e humbi ndeshjen në Merdar kundër Feronikelit me rezultatin 2:0.