Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Infantino, së shpejti viziton Shqipërinë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së shpejti do të vizitojë Shqipërinë.

Gjatë takimit të sotëm në Bratislavë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, përpara punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s shprehu kënaqësinë e tij për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë, bën të ditur FSHF.

Forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i një bashkëpunimi të ngushtë me FIFA-n dhe UEFA-n kanë qenë në qendër të bisedës së sotme.

Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, presidenti i FIFA-s përcolli urimet te presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standarde dhe të vlerësuar maksimalisht.