Edhe sajti tjetër nga Kroacia “Index.hr” e ka vlerësuar të turpshme humbjen e Dinamo Zagrebit nga Ballkani në Prishtinë. Sipas këtij sajti, kjo është humbja më e turpshme në historinë e Dinamos në garat evropiane. Kampioni i Kosovës, triumfoi 2:0 në ndeshjen e Grupit C të Ligës së Konferencës.
“Ballkani – Dinamo 2:0, një nga humbjet më të turpshme evropiane të Dinamos”, ka shkruar sajti kroat. Sa i përket paraqitjes së Dinamos në fushë, edhe ajo është vlerësuar si tejet e dobët, që nuk mbahet në mend ndonjëherë.
“DINAMO humbi 2:0 nga klubi kosovar Ballkania në Prishtinë në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës. Skuadra e Sergej Jakiroviqit ka zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija evropiane të Dinamos në histori”, ka vazhduar sajti kroat.