Amdouni, Rieder, Jashari. Sytë e zviceranëve ishin kah këta lojtarë para Kampionatit Evropian U21. Tani ka dalë në pah futbollisti i Young Boysit, Kastriot Imeri.
(Blick) – “A dhemb ende?”, pyet Kastriot Imeri 22-vjeçar. Në ndeshjen e së dielës kundër Italisë, Edoardo Bove shkeli në këmbën e Imerit. Lojtari i Zvicrës kërceu me dhimbje, por nuk kishte penallti. Siç ishte rasti me faullin e Boves ndaj Amdounit.
Të nesërmen, Imeri ndjeu vetëm dhimbje emocionale, frustrim për humbjen e evitueshme 3:2. “Këmba është mirë, por këpuca ima është shqyer”, thotë Imeri që niset me vrap drejt dhomës së hotelit.
Këpuca ka pamje të qartë. Dy vrima të shkaktuara nga këpuca e Boves.
Për shkak të humbjes, Imeri mund të mos jetë vërtet i lumtur për golin e tij për 3:1. As për faktin se ka qenë ylli i Zvicrës në Kampionatit Evropian U21 deri tani. Ishte lojtar i ndeshjes në fitoren kundër Norvegjisë falë asistit dhe golit, ndërsa realizoi gol ëndrrash dhe luajti një pjesë të dytë të fortë kundër Italisë.
“Për mua gjithmonë bëhet fjalë për ekipin”, thotë Imeri, i cili e përshkruan veten si një nga lojtarët e Përfaqësueses U21. Ai ishte në Kampionatin Evropian të vitit 2021. Dhe, pak më pas ai bëri debutimin në përfaqësuesen “A” të Zvicrës. Edhe përpara treshes, Amdouni, Jashari dhe Rieder, mbi të cilët ishin sytë përpara Kampionatit Evropian U21. Imeri ka dalë nga hija e tyre.
Edhe
Imeri shkëlqeu, por ende mund të largohet nga Young Boysi
Sigurisht, me paraqitje të tilla mund të vlerësohet si zbulim në Evropianin në Rumani. Megjithatë, futbollisti i lindur në Gjenevë, me rrënjë kosovare, nuk po mendon për ndryshimin e klubit. Pas Kampionatit Evropian dhe festave, futbollisti dëshiron t’i bashkohet Young Boysit të Bernit. Ai tregon për paraqitjen gjatë një viti në kryeqytetin e Zvicrës.
“Unë luajta rregullisht dhe fituam dy trofe. Por kur u largova nga klubi im i fëmijërisë Servette, një vit më parë, mendova se isha një lojtar me përvojë. Por më pas shkova tek Young Boysi”.
Por, çfarë do të thotë Imeri me këtë: Gjuha e re, trajner i ri, shokë të rinj, sistem i ri, terren artificial – ai duhej të mësohej me gjithçka. Në jetën e tij private ai u zhvendos nga shtëpia e prindërve të tij në Gjenevë, ku ndau një dhomë me vëllanë e tij, dhjetë vjet më të vogël.
Në gusht të vitit 2022, Imeri kaloi nga Servette në Bern. Tarifa e transferimit ishte mbi tre milionë franga, një rekord për një transferim brenda Superligës. Ishte një vendim në favor të zhvillimit sportiv dhe kundër ofertave fitimprurëse nga jashtë. Imeri tani dëshiron të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. “Dua të bëhem një lojtar kryesor në Young Boys sezonin e ardhshëm”.
Këtë e konfirmoi edhe menaxheri i tij, Gëzim Ibrahimi, i cili, ashtu si shumë menaxherë të tjerë, është i pranishëm në Kampionatin Evropian U21.
“Young Boys dhe Kastrioti, është një projekt i përbashkët. Në sezonin e dytë gjitha rrethanat janë për t’u bërë lojtar i rregullt në Young Boys. Dhe për t’u imponuar në përfaqësuesen e seniorëve”.
Edhe
Supergol i Imerit për Zvicrën U21
Imeri flet me vendosmëri për ndeshjen vendimtare në grup, të mërkurën.
“Ne kemi ardhur këtu për të fituar çdo ndeshje. Edhe kundër Francës”.