Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ndryshimet në shtabet teknike të grupmoshave të reja të Kosovës.
Ish-futbollisti i njohur kosovar, Ilir Nallbani, është emëruar përzgjedhës i Kosovës U15 në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka bërë të ditur Nallbani në profilin e tij në “Facebook”, ku e ka publikuar edhe një pjesë të kontratës.
“Selektor në ekipin Kombëtar U -15 në Federatën e Futbollit të Kosovës. Faleminderit për mundësinë dhe besimin kryetarit z. Agim Ademi, nënkryetarit z. Bakir Burri si dhe te gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Futbollit të Kosovës”, ka shkruar Nallbani.
Në këtë pozitë, pejani do ta zëvendësoi Gazmend Halitin, i cili për disa vjet ishte në krye të grupmoshës U15 të Kosovës.