Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi shënon golin e 499 në karrierë

Zlatan Ibrahimoviqi e shënoi golin e 499 në karrierën e tij në pjesën e parë, dhe Carlos Vela e shndërroi në gol penalltinë në pjesën e dytë, në barazimin 1:1 në mes të LA Galaxy dhe Los Angeles FC.

Të dy yjet e klubeve më të mëdha të Los Angelesit shënuan gol para 27 mijë e 68 të pranishmëve në StubHub Center, për çka kjo ndeshje është shndërruar në një nga derbit më të mirë të Major League Soccer, transmeton KTV.

Ibrahimoviqi e kaloi në avantazh Galaxyn pas 15 minutash lojë, kur fillimisht e ndali topin me gjoks dhe më pas realizoi. Fillimisht, gjyqtari mendoi se mbrojtësi Danilo Silva arriti ta largojë topin nga vija e golit, por teknologjia e konfirmoi se ishte gol.

Me 16 gola në 20 paraqitje për Galaxyn, Ibrahimoviqi arriti në prag të 500 golave për klubin dhe shtetin e tij. Vetëm Ronaldo dhe Messi kanë të shënuara më shumë gola se ylli suedez, që ka qenë i jashtëzakonshëm që prej ardhjes së tij në Kaliforninë Jugore pesë muaj më parë.

Artikuj të ngjashëm