Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq tregon arsyen pse refuzoi Cityn

Zlatan Ibrahimoviq ka treguar se ka refuzuar rastin për t'iu bashkuar Manchester Cityt në vitin 2011.

"Unë kisha rastin të shkoja te Man. City kur isha te Barcelona, por pas asaj që kalova te Barcelona, që nuk ishte periudhë e mirë për mua, më duhej të gjeja lumturinë", ka thënë Ibra për "The Mirror", transmeton Koha Ditore.

Ibrahimoviq kishte vendosur të kthehej në Itali duke firmosur me Milanin në vend se të pranonte ofertën e Manchester Cityt.

Ai aktualisht është pjesë e skuadrës LA Galaxy në SHBA.