LA Galaxy është mundur në xhiron e fundit të sezonit të rregullt.
Një ndeshje që dukej se po shkonte në rrugë të mbarë dhe se Los Angeles Galaxy do ta fitonin lehtësisht, u prish në pjesën e dytë.
Skuadra nga Hollywoodi kryesonte 2-0 në pjesën e parë ndaj Houston Dynamos, por në fund u mposht 3-2 dhe kësisoj humbi mundësinë që të kualifikohet në play off.
Në ekipin e Galaxyt luan Zlatan Ibrahimoviq, i cili nuk ka mundur t’i ndihmonte ata për të shkuar tutje.
Tani LA Galaxy duhet të nisë të mendojë për sezonin tjetër, ku nuk dihet nëse do ta kenë Ibrahimoviqin edhe më tutje në skuadër, pasi për suedezin kanë shprehur interesim disa klube evropiane.
Artikuj të ngjashëm