Fiorentina ka caktuar zyrtarisht Giuseppe Iachinin trajner të ri të skuadrës.
Iachini zëvendëson Vincenzo Montellan e shkarkuar pas humbjes 4 me 1 nga Roma të premten.
55-vjeçari në të kaluarën ka arritur të çojë në Serinë A katër ekipe: Chievon, Brescian, Sampdorian e Palermon.
Iachini ka qenë pjesë e Fiorentinas edhe si futbollist. Ai ka luajtur 126 herë për këtë klub në periudhën 1989-1994.
Artikuj të ngjashëm