Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

I padëshiruar te Real Madridi, Hakimi është shndërruar në hero të Marokut

Fati favorizon guximtarët dhe dëshmia më e mirë për këtë është Achraf Hakimi. Pasi Maroku dhe Spanja luajtën 120 minuta pa gola në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Botës “Katari 2022”, mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germainit u thirr të gjuante penalltinë, një goditje që mund të rishkruante historinë e futbollit maroken. Me nervat e një vendi të tërë dhe tifozëve neutralë, Hakimi u ngrit, u përkul majtas, “keqtrajtoi” portierin e Spanjës, Unai Simon, pasi e mposhti me një “Panenka” të ekzekutuar në mënyrë perfekte.

Ishte një goditje legjendare që e ngriti një karrierë tashmë yjore ndërkombëtare në dije të përhershme të futbollit maroken. Për Hakimin e lindur në Madrid, rruga për në majë ka qenë e gjatë dhe me pengesa të mëdha.

Ai u promovua si një yll i mundshëm që në moshë shumë të re dhe u zbulua nga Real Madridi. Por edhe pse Hakimi iu bashkua klubit më të suksesshëm të Evropës në moshën 8-vjeçare, atij iu desh të gërvishtej dhe të kërkonte çdo copëz suksesi që i dilte përpara. Ashtu si 800,000 të tjerë, Hakimi është pjesë e diasporës së rëndësishme marokene në Spanjë. Ai u rrit në një familje me të ardhura të ulëta në periferinë industriale të Madridit, Getafe. Udhëtimi i përditshëm në akademinë “Castilla” të Real Madridit e ekspozoi atë ndaj standardeve shumë më të larta të jetesës, megjithatë ai ende e përshkruan fëmijërinë e tij si “të lumtur” me disa “momente të vështira”.

“Nëna ime ishte një pastruese dhe babai im ishte një shitës ambulant”, ka zbuluar Hakimi. “Ata dhanë jetën për mua. Ata më hoqën shumë gjëra nga vëllezërit e motrat e mia që të kisha sukses. Sot, unë luaj për ta”.

Pikërisht në këtë kohë, një adoleshent Hakimi filloi të kishte paraqitje të shkëlqyera në Ligën e të rinjve të UEFA-s që e katapultoi atë në famë lokale. Ishte gjithashtu rreth kësaj kohe që ai ra në sy të Federatës Mbretërore të Futbollit Maroken. Për shkak se diaspora marokene në të gjithë Evropën është aq e madhe, ka talente në të gjithë Spanjën, Belgjikën, Francën dhe Holandën që federata punon me skautët për ti zbuluar dhe bindur të luajnë për Marokun.

“Ne skautuam Achraf Hakimin kur ai luante me ekipin U17 të Real Madridit”, tha Nasser Larguet, atëherë drejtor teknik i Federatës. “Ai ishte vazhdimisht në kontakt me skautët tanë, duke pyetur se kur ishte kampi ose ndeshja jonë e ardhshme stërvitore. Unë personalisht i kam premtuar se nëse do të vazhdojë të punojë ashtu siç ka bërë, së shpejti do t'i bashkohet ekipit A të Marokut”.

Sigurisht, Hakimi do ta bënte debutimin e tij në vitin 2016 në moshën 18-vjeçare, duke përmendur arsye sentimentale për këtë vendim. Edhe pse ai flirtoi me idenë për të luajtur për Spanjën dhe bëri disa paraqitje për ekipin e të rinjve spanjollë, Hakimi në fund të fundit nuk u ndie kurrë sikur i përshtatej “La Roja”.

Edhe Babai i Hakimit krenar me paraqitjen e Marokut në Kupën e Botës Sport Babai i Hakimit krenar me paraqitjen e Marokut në Kupën e Botës

“Kultura ime është marokene. Në shtëpi folëm gjuhën tonë dhe hëngrëm ushqimet tona dhe po ashtu unë jam një praktikues i fesë islame. Sinqerisht, nuk më duhej të mendoja aq shumë për këtë”, tha ai. “Kam parë ndeshjet e Marokut me babanë tim, i cili gjithmonë më tregonte për lojtarët legjendarë të së kaluarës”.

Në vitin 2017, ndërsa ai ishte gati të futej në futbollin e lartë, Real Madridi ishte në mes të një ecurie historike në UEFA Champions League që do t'i shihte ata të fitonin tre tituj kontinental radhazi. Nën kujdesin e Zinedine Zidanet, ai bëri nëntë paraqitje në La Liga dhe shënoi dy gola dhe kjo i mjaftoi atij për të siguruar një vend titullari te Maroku për Botërorin e vitit 2018. Turneu në Rusi ishte një përvojë zhgënjyese për Hakimin dhe Marokun. Pavarësisht se luajti më mirë se Spanja, Portugalia dhe Irani, skuadra u eliminua në fazën e grupeve.

Pas këtij turneu, Hakimi ishte gati të bënte një hap të madh në karrierën e tij dhe të çimentonte një rol titullari në Real Madrid. Në mënyrë zhgënjyese, klubi e dërgoi atë në një huazim dyvjeçar te Borussia Dortmundi. I motivuar për të dëshmuar se ishte mjaftueshëm i mirë, Hakimi fitoi Bundesligën, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 17 asistime në 73 ndeshje gjatë dy sezoneve. Real Madridi ende refuzoi të kërkonte shërbimet e tij. Refuzimi i vazhdueshëm e nxiti atë në Itali me Interin, klubit që iu bashkua në vitin 2020 dhe ku ai ishte një pjesë integrale e skuadrës së Antonio Contes që solli një titull pas një dekade. Më në fund, në vitin 2021, pas një udhëtimi të gjatë nëpër fatkeqësi, Hakimi më në fund u njoh për talentin e tij kur bëri një lëvizje të suksesshme te kampioni francez, PSG-ja në një vlerë rreth 83 milionë dollarë. Mund të tingëllojë e çuditshme të thuhet se një 24-vjeçar është një drejtues i vërtetë i Marokut, megjithatë loja rregullisht e shkëlqyer e Hakimit ka qenë vendimtare për ekipin gjatë tre vjetëve të fundit. Teksa afrikano-veriorët luftuan për të shënuar gola në Kupën e Afrikës 2021, ishte Hakimi – një mbrojtës – ai që doli në skenë dhe kompensoi gjithçka me dy gola vendimtarë. Aftësia e tij e pandërprerë për eksploduar kur skuadra ka nevojë për të është bërë normë për ekipin e Marokut. Kjo është arsyeja pse askush nuk u befasua kur e pa atë të gjuante penalltinë vendimtare në atë mënyrë kundër Spanjës. Dhe kjo është arsyeja pse ai do të mbështetet, edhe një herë, për të ngritur lojën e tij dhe për të ndihmuar Marokun të arrijë të paktën deri në gjysmëfinale në Katar. Maroku në çerekfinale do të përballet me Portugalinë.