Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

I amputohen këmbët ish-mbrojtësit të Interit

Foto: Reuters

Ish-fituesi i Serie A me Interin, Mauro Bellugi, ka ambutuar të dy këmbët pas komplikimeve që kishte pasur shkaku i COVID-19.

70 vjeçari, gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Bolognas, Napolit dhe Pistoieses para se të pensionohej më 1981.

Ai kishte fituar titullin me Interin në vitin 1970-71 dhe Kupën e Italisë me Bolognan më 1973-74, derisa më 1972 kishte arritur në finale të Kupës Evropiane.

Bellugi ishte i shtrirë në spital që nga 4 nëntori për shkak të komplikimeve me COVID-19 dhe i është nënshtruar një operacioni emergjent për t’i amputuar të dy këmbët.

“Ata madje më këputën këmbën me të cilën i shënoja Borussia Monchengladbachut. Të paktën mund të më japin disa tehe, kështu që unë do të jem i shpejtë sa Oscar Pistorius”, është shprehur 70 vjeçari për Altropensiero.