Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje dhe fyerje për volejbollistet e reja në Pale

Kosova ka fituar sete, por jo edhe ndeshje në kuadër të kampionatit ballkanik për volejbollistet deri në 19 vjet.

Pos humbje, për volejbollistet e reja të Kosovës kishte edhe fyerje në baza nacionale. Kampionati Ballkanik për volejbollistet deri në 19 vjet është duke u mbajtur në qytetin Pale të Republikës Sërpska, në Bosnjë-Hercegovinë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pale është qytet i dominuar nga serbët dhe një grup tifozësh serbë të mërkurën u paraqitën në palestër gjatë ndeshjes që Kosova e luajti me Malin e Zi.

Kosova pësoi me 3:2 në sete nga Mali i Zi, ndërsa setin vendimtar e humbi me rezultatin e ngushtë, 15:12. Kosova ishte duke fituar 2:1 në sete dhe po ashtu 8:4 në setin e pestë vendimtar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.