Maurizio Sarri ka filluar të lërë gjurmë me Chelsean, por deri me tani jo për të mirë, pasi të mërkurën, ekipi që drejtohet nga trajneri italian, ka pësuar humbjen e dytë më të thellë në histori të Premier Leaguës.
Londinezët u deklasuan në udhëtim te Bornemouthi me shifrat 4:0, në kuadër të xhiros së 24-të.
Humbja me katër gola dallim, ishte e dyta më e thella në kampionat që nga disfata kundër Liverpoolit në vitin 1996 me shifrat 5:1.
Me 47 pikë, Chelsea renditet në pozitën e pestë me pikë të njëjta me Arsenalin që renditet një pozitë më lart.
Artikuj të ngjashëm