Humbja 6:0 e Gjermanisë ndaj Spanjës sonte është më e thella për të që nga viti 1931.
Së fundi Gjermania kishte pësuar 6:0 në Berlin nga Austria më 14 maj të vitit 1931. Me humbjen e pësuar në Spanjës sonte Gjermania e ka lëshuar mundësinë që të kalojë në finalet e Ligës së Kombeve.
Humbjen më të thellë Gjermania e kishte pësuar nga Anglia në Oxford më 13 mars të vitit 1909. Atëbotë ishte mposhtur 9:0.
“Ishte një ditë e zezë, nuk funksionoi asgjë. As në lëvizje, as në dyluftime, nuk funksionoi gjë. Si në sulm po ashtu edhe në mbrojtje. Duhet të analizojmë, e të nxjerrim përfundime të duhura”, ka thënë seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew.
Artikuj të ngjashëm
-
Historiku i ndeshjeve mes Anglisë dhe Spanjës
-
Statistikat për ndeshjen Spanja – Gjermania
-
Unitedi nuk kishte humbur 7:0 që nga viti 1931
-
Gjermania për herë të parë ka dështuar të fitojë dy ndeshjet e para të Botërorit
-
Aventura 15-vjeçare e Loewit në krye të Gjermanisë përfundon me humbje dëshpëruese