Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hughes përgëzohet që shpëtoi Southamptonin e akuzohet që rrëzoi Stoken

Mark Hughes po mbyll një stinor të rëndësishëm për të. Trajneri Hughes po vazhdon të marrë lëvdata, pasi ka ndihmuar Southamptonin të sigurojë mbetjen në Premier League, por njëkohësisht është fajësuar që e ka rrëzuar në Championship ekipin e tij të mëparshëm, Stoke City.

Në ditën që Southamptoni fitoi ndeshjen ndaj Swanseas (1:0) për të konfirmuar mbetjen në elitë, ish-ekipi i Hughesit, Stoke që javën e shkuar u zyrtarizua në një kategori më poshtë, lëshoi një komunikatë ku thuhej se Hughes është dashur të shkarkohet më herët nga posti i trajnerit, shkruan sot Koha Ditore.

"Është korrekte që tifozët insistojnë se është dashur të bëjmë ndryshime më herët në postin e trajnerit. Kur e shohim gjithë këtë situatë të krijuar, ndoshta kemi gabuar që nuk kemi vepruar më herët", thuhet në komunikatën e firmosur nga pronarët e Stoket, Peter dhe John Coates që shkarkuan Hughesin në janar të këtij viti.

Tifozët e Stoket po e drejtojnë gishtin nga Hughesi për rënien e ekipit të tyre në kategorinë e dytë. Ata po insistojnë se Hughes ishte fajtori për shkak që dështoi të organizojë apo të motivojë një ekip të talentuar që e kishte në dispozicion.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)