Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri në ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë fazës përgatitore për edicionin e ri 2017\2018.
Shaqiri në ndeshjet miqësore është paraqitur si organizator i lojës në mesfushë, ndryshe nga edicioni i kaluar që luante në krahun e majtë dhe të djathtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Roli i organizatorit i është përshtatur dhe jam i kënaqur me paraqitjet e tij. Ai së bashku me Bojan Krkiq edhe në kampionat do të kenë më shumë hapësirë për të organizuar lojën. Kjo është ajo që ne duam prej këtyre dy lojtarëve", ka thënë Hughes të enjten për "stokesentinel".
Shaqiri, 25-vjeçar te Stoke City u transferua në verën e vitit 2015 nga skuadra e Interit.
Në edicionin e kaluar u përball me shumë probleme fizike. Mungoi në shumë ndeshje për shkak të lëndimeve. Më herët reprezentuesi i Zvicrës karrierë ka bërë edhe te Bayern Muenchen dhe Baseli.