Përfaqësuesja e Holandës në futboll ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Përfaqësueses Kroacisë.
“Final-four” i edicionit të tretë në këtë garë po zhvillohet në Holandë. Golin për 1:0 ndaj Kroacisë e shënoi sulmuesi i Dortmundit, Donyell Malen, në minutën e 34-t.
Fituesi i këtij ballafaqimi luan në finale kundër fituesit mes Spanjës dhe Italisë. Spanja – Italia luhet të enjten në orën 20:45.
Artikuj të ngjashëm