Holanda nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Malit të Zi duke luajtur baras 2:2.
Holandezët kishin epërsinë prej dy golave por nuk arritën ta ruanin deri në fund.
Në pjesën e parë nga pika e bardh i saktë u tregua Memphis Depay për 1:0.
Depay shënoi edhe në minutën e 54-të për 2:0.
Por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin. Fillimisht në minutën e 82-të Ilija Vukotiq realizoi për 2:1. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 86-të për 2:2.
Edhe
Maroku eliminon Holandën pas penalltive dramatike
Te Mali i Zi, Fatos Beqiraj u inkuadrua në minutën e 62-të.
Holanda është në pozitën e parë me 20 pikë në grupin G. Në vendin e dytë është Turqia me 18, sa i ka edhe Norvegjia në pozitën e tretë.