Mancester City e ka historinë përkrah vetes në ditën e fundit, në garën për titull me Liverpoolin në elitën e futbollit anglez.
E diela do ta shënojë herën e nëntë në periudhën “Premier League” – që prej vitit 1992 – që gara për titull vendoset në raundin e fundit, ka shkruar agjencia e lajmeve “Associated Press” të enjten.
Në tetë rastet e kaluara, skuadra e vendit të parë para ndeshjes së fundit, ka arritur të shpallet kampion.
City e ka një pikë më shumë se Liverpooli dhe që të dyja e mbyllin kampionatin me ndeshje në shtëpi – kundër Aston Villas dhe Wolverhamptonit respektivisht.
Secili lider i ligës që ka luajtur në shtëpi në mbyllje të sezonit, e ka fituar atë ndeshje.
Për herë të fundit ishte vetë skuadra e Cityt në vitin 2012, kur skuadra e drejtuar në atë kohë nga Roberto Mancini shënoi dy herë në kohën shtesë, dhe e mposhti skuadrën Queens Park Rangers, 3:2.
Në konkurrencë për titull në atë vit, City e pati Manchester Unitedin.