Sport

Hidhet shorti, dy pretendentët kryesorë për titull në Shqipëri përballen në javën e parë

Është hedhur shorti për sezonin 2019-2020 të futbollit, në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dy zyrtarët e FSHF-së, Ilir Shulku dhe Lysien Nurishmi kanë hedhur shortin e sezonit të ri, sot paradite, ku spikat përballja që në javën e parë mes dy rivalëve për titull, Kukësit dhe Partizanit.

Java e parë do të kompletohet me takimet e tjera Tirana-Luftëtari, Skënderbeu-Flamurtari, Teuta-Bylis dhe me derbin e veriut Vllaznia-Laçi, raporton TCh. Derbi i parë i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet javën e 6-të.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kampionati do të nisë siç parashikuar që në fillim në datën 24 gusht, apo për shkak të problemeve që kanë disa skuadra si Flamurtari, Luftëtari e Skënderbeu, starti do të shtyhet dhe do të nisë në muajin shtator.