Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hertha mbetet në Bundesligë

Hertha e Berlinit - Stevan Jovetiq

Hertha Berlini do të jetë pjesë e Bundesligës gjermane edhe në edicionin e ri.

Hertha mposhti në udhëtim Hamburgun të hënën me rezultatin 2:0, në ndeshjen e dytë të barazhit për një vend në Bundesligë.

Në takimin e parë Hertha kishte pësuar me rezultatin 1:0.

Me fitoren 2:0 skuadra e Herthas do të jetë pjesë e Bundesligës edhe për kampionatin e ardhshëm.

Golat e fitores i realizuan Dedryck Boyata në minutën e katërt dhe Marvin Plattenhardt në minutën e 63-të.

Hertha kishte përfunduar e 16-ta në elitën gjermane. Dhe për ta konfirmuar vendin i duhej që të ishte më e suksesshme se Hamburgu në dy ndeshje. Hamburgu ishte i treti në Bundesliga 2.

Në Bundesligë janë kthyer Schalke dhe Werder Bremeni, kurse nga Bundesliga janë larguar Arminia Bielefed dhe Greuther Fuerth.

Artikuj të ngjashëm