Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Heroi i vërtetë i ndeshjes Liverpool – Barcelona, djali që mbledh topat

Derisa lojtarët e Liverpoolit ishin duke festuar dje, disa fansa kanë zbuluar një nga heronjtë e ‘fshehur’ të kësaj nate.

Ai, sipas tyre ishte djali që mbledh topat pas portës, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një numër i madh i mbështetësve të Liverpoolit nëpërmes rrjeteve sociale kanë zbuluar se një rol të madh ka pasur edhe “djali i topave” në fitoren e tyre ndaj Barcelonas.

Në postimet e tyre shihet roli kyç i tij në golin e katërt dhe vendimtar të Liverpoolit.

Ai ka hedhur topin tjetër në lojë menjëherë pasi tjetri ka dal jashtë portës për ta vazhduar lojën sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ai e ka hedhur shumë shpejtë topin tjetër, e klubi anglez këtë e ka shfrytëzuar menjëherë, duke i lënë ‘fjetur’ lojtarët e Barcelonës.

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka bërë thirrje që djaloshit t'i jepen bileta falas për dy sezone dhe një ulëse në finale.

Më shumë shikoni videon më poshtë:

 



 

 

{gallery}