Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistët e rinj të Kosovës humbin nga Britania

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka pësuar humbje në turneun IHF Trophy për këtë gjeneratë për zonën evropiane.

Të mërkurën mbrëma, Kosova pësoi nga Britania e Madhe. Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, përfundoi me shifrat 30:22 në të mirë të hendbollistëve të rinj të Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, ndeshja tjetër ndërmjet Bullgarisë dhe Maltës, është mbyllur me fitoren e bullgarëve 38:25. Të enjten, do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës të kësaj grupmoshe.

Artikuj të ngjashëm