Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistët e Kosovës mbyllin kualifikimet me ndeshjen ndaj nënkampiones së botës

Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë udhëtuar të premten për në Suedi ku të dielën e luajnë ndeshjen e fundit të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Përballë Kosovës do të jetë nënkampionia në fuqi e botës, Suedia. Suedia të premten fitoi me 12 gola dallim ndaj Malit të Zi në Podgoricë, dhe vlerësohet favorite absolute ndaj Kosovës. Suedezët i kanë fituar bindshëm të gjitha pesë ndeshjet e deritashme dhe synojnë fitoren e gjashtë. Ndeshja Suedi – Kosovë luhet prej orës 18:00.

Suedia tashmë ka siguruar Evropianin. Ndërkohë për vendin e dytë në garë janë Mali i Zi me katër pikë dhe Rumania e Kosova me nga 3 pikë. Kosova ka gjasa matematikore, por i duhet suksesi ndaj suedezëve që është fare pak i mundshëm.

Vendimtare për vendin e dytë pritet të jetë ndeshja në Podgoricë ndaj Malit të Zi. Te Kosova kanë pranuar se do të jetë shumë e vështirë të merren pikë në Suedi, por kanë premtuar angazhim maksimal në ndeshje.