Hendbollistet e Kosovës e kanë humbur me rezultat të ngushtë ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin e këtij viti.
Pas humbjes nga Austria (26:20) të premten, Kosova u mposht edhe nga Italia të shtunën me rezultatin 24:22. Pjesa e parë e këtij takimi të luajtur në Austri, është mbyllur me shifrat 11:19 në të mirë të italianeve.
Ilaria Dalla Costa e Bianca Dal Bazo ishin më të dalluarat tek Italia, me nga pesë gola të shënuara derisa Giada Babbo shtoi katër. Te Kosova, u veçua Elma Kameri me gjashtë gola të shënuara, e përcjellur nga Marigona Hajdari me pesë sosh.
Italia dhe Austria kanë nga një fitore në grup dhe të dielën do të përballen pozitën e parë. Ndërsa, Kosova që pati mungesa të theksuara e mbylli këtë fazë me dy humbje në po aq ndeshje të luajtura duke përfunduar e fundit në grup.