Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Istogu përforcohet me Hetemin

Skuadra kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu është përforcuar me Tina Hetemin, ish-reprezantuesen e U-19 të Malit të Zi.

Hetemi ishte pjesë e ekipit të madh malazias Buduçnost. Istogu do të luajë me skuadrën bjelloruse Gomel në raundin e parë të EHF Cup.

Përforcime ka bërë edhe skuadra kampione e Kosovës në konkurrencë të meshkujve, Besa Famgas, transmeton “Koha Ditore”. Besa ka sjellë malazezin Danilo Mihaljeviq, boshnjakun Nikola Prçe, si dhe algjerianin Makhtar Kouri.

Besa Famgas në raundin e parë të EHF Cup do të përballet me skuadrën zvicerane Pfadi Winterthur.

Artikuj të ngjashëm