Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazardi tregon se çfarë duhet të bëjë Chelsea për ta fituar titullin

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka pohuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të vendosur të qëndrojnë në krye të Premier Ligës deri në fund të sezonit.

Djelmoshat e Antonio Contes janë 10 pikë përpara rivalëve tjerë për titull. Manchester City mund ta zbusë në tetë pikë këtë distancë në rast se fiton ndeshjen e mbetur, por Chelsea sivjet duket i pandalshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hazardi ka realizuar 10 gola këtë sezon, por nuk ka realizuar që prej fitores 3 me 1 ndaj Arsenalit më 4 shkurt.

“Jemi profesionistë. Kemi fituar ligën dy vjet më parë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, ka thënë Hazard për The Mirror. “Jemi në pozitën e parë për muaj me radhë, ne duam të qëndrojmë në krye dhe këtë duhet ta bëjmë ndeshje pas ndeshje”.

“Për mua është njëjtë nëse shënoj, nuk shënoj apo asistoj. Edhe nëse nuk asistoj – mjafton të jem i lumtur në fushë”.