Eden Hazard ka lavdëruar Romën pas paraqitjes 3 me 3 në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Chelseat ka deklaruar se Roma ka qenë shumë rival i vështirë në xhiron e tretë të Grupit C.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChelsea ishte duke udhëhequr 2 me 0, por Roma arriti të përmbyste rezultatin duke kaluar në epërsi deri në 15 minutat e fundit, kur Hazard me golin e dytë personal të barazonte gjithçka.
“Ishte ndeshje e mirë dhe rezultat i mirë për dy ekipet. Është dashur të fitonim sepse kur jemi në epërsi në pjesën e parë në shtëpi, duhet të fitosh”, ka thënë belgu pas takimit.
Chelsea prin me shtatë pikë, Roma është e dyta me pesë, ndërsa Atletico e treta me dy pikë. Qarabag është i fundit me një pikë.