Haxhi Krasniqi është i gatshëm për të bërë mbrojtjen e parë të titullit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU). Krasniqi të shtunën mbrëma (sonte, 22:20) në Dessau të Gjermanisë takohet me Ronny Landaeta. Landaeta është nga Venezuela, por ka shtetësi të Spanjës dhe përfaqëson këtë vend. Ai është i pamposhtur në boksin profesionist, ndërsa ka 16 fitore deri më tash. E ka në pronë titullin e Unionit Evropian të EBU-së.
Në të vërtetë, vetëm më 12 nëntor është njoftuar se Ronny Landaeta do të jetë kundërshtar i Krasniqit në luftën për titull të vërtetë të Evropës. Junikasi, që njihet me emrin Robin, është dashur të takohet me gjermanin Stefan Haertel, por që hoqi dorë nga meçi për shkak të një sëmundjeje. Në vend të tij u vendos të jetë Landaeta, shkruan sot Koha Ditore.
"Landaeta duket se ka vetëbesim. 'Mbrojtja e parë e titullit është gjithnjë më e vështira' thotë një proverb i boksit. Por unë i qëndroj motos sime për këtë: 'Asnjëherë mos u dorëzo'. Askush nuk do të më pengojë në rrugën time më", ka thënë Krasniqi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Live – meçi ndërmjet Krasniqit dhe Landaetas
-
Haxhi Krasniqi i kthehet ringut
-
Krasniqi po bëhet gati për ta mbrojtur titullin, verën e ardhshme bokson në Prishtinë
-
Krasniqi i bindur se në tentimin e tretë do ta fitojë titullin e kampionit të botës
-
Synimi final i Haxhi Krasniqit mbetet i njëjtë – titulli i kampionit të botës