Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hat-trick i Messit në fitoren e lehtë të Barçës

Leo Messi ka realizuar tre gola në fitoren që Barcelona e siguroi me rezultat 4 me 0 ndaj PSV-së në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

31-vjeçari argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 32 të takimit ndërsa tre golat Barça i realizoi në 15 minutat e fundit të takimit.

Ishte Ousmane Dembele që realizoi në minutën e 75, ndërsa Messi realizoi në minutat 77 dhe 87.

Artikuj të ngjashëm