Ylli i Houston Rockets, James Harden, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të stinorit të rregullt.
Harden la prapa LeBron Jamesin e Clevelandit dhe Anthony Davisin e New Orleans Pelicans.
Rockets e mbyllën sezonin e rregullt si skuadra më e mirë, por në play-off u mundën pas shtatë ndeshjesh nga Golden State, që në fund triumfoi edhe ndaj Cleveland Cavaliers në finalen e madhe, transmeton KosovaPress.
“Mjekroshi” u aktivizua në 72 ndeshje me një mesatare 30.4 pikë për ndeshje, 5.4 kërcime dhe 8.8 asistime.
Çmimet e sezonit 2017-2018
MVP: James Harden (Houston Rockets)
Lojtari më i mirë në mbrojtje: Rudy Gobert (Utah Jazz)
Debutuesi më i mirë: Ben Simmons (Philadelphia 76ers)
Lojtari i 6 më i mirë: Lou Williams (Los Angeles Clippers)
Lojtari më i përmirësuar: Victor Oladipo (Indiana Pacers)
Trajneri i vitit: Dwane Casey (Toronto Raptors)