Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haradinaj: Albini po e nderon atdheun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij skiatorin Albin Tahiri, i cili do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

“Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina alpike të skijimit”, tha Haradinaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri tha t’i ketë dëshiruar shumë sukses Albinit dhe njëkohësisht ia ka dhuruar flamurin e Kosovës, i cili do të ngrihet në PyeongChang, në Korenë e Jugut.

“Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë. Faleminderit Albin! Faleminderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”, shkroi Haradinaj.