Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, seriozisht është duke e menduar kalimin në Kinë, raporton “Gazzetta dello Sport”, ndërsa largimin është duke e marrë në konsideratë edhe Dries Mertens.
Pepe Reina tashmë ka nënshkruar me Milanin, ndërsa Maurizio Sarri ende nuk dihet se a do të shkojë te Chelsea apo Zeniti, skuadra nga të cilat ka marrë oferta.
Klauzola e Mertensit është 28 milionë euro, dhe është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.
Edhe klauzolat e lirimit të Albiolit e Callejonit janë ulur tashmë, dhe mund të ikin nga ekipi nëse largohet trajneri Sarri.