Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton po ndien presion të madh

Lewis Hamilton ka thënë se presioni për të triumfuar këtë vit në Formula 1 është shumë i madh për shkak të konkurrencës së fortë nga Sebastian Vettel. Një presion të tillë, Hamilton pranon se kurrë nuk e ka ndier më parë gjatë karrierës në F1.

Britaniku i skuderisë Mercedes prin në renditjen e përgjithshme me 17 pikë më shumë se Vetteli që renditet i dyti, por Ferrari pritet të ketë një garë të mirë këtë të diel në Hungari, shkruan sot Koha Ditore.

"Presioni është shumë i madh dhe nuk e di nëse kam pasur ndonjëherë presion më të madh për të fituar. Kjo po më emocionon shumë për shkak se si unë ashtu edhe Sebastiani duam që këtë edicion ta mbyllim me titullin e kampionit. Besoj që edhe ai ka presion", ka thënë Hamilton.

Britaniku tejkaloi Vettelin në renditje vikendin e shkuar, pasi piloti gjerman që ishte i pari gjatë tërë garës në Hockenheim u përplas, duke i mundësuar rivalit që kishte startuar nga pozita e 14-të të ngjitej në podium.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm