Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Valon Hamdiu, ka ndryshuar skuadër të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar në Zvicër. Hamdiu fillimisht shkëputi kontratën me Winterthurin, te e cila skuadër ishte prej edicionit 2018/19. Mesfushori defanziv, që mund të luaj edhe si mbrojtës, këtë edicion i ka luajtur tri ndeshje për Winterthurin në kategorinë e dytë të Zvicrës. Edicionin e kaluar i kishte 12 paraqitje, ndërsa realizoi një gol. Më herët ishte edhe te të rinjtë e St. Gallenit dhe të Wilit. Po ashtu ka kaluar një lëndim të rëndë.
22-vjeçari po të hënën firmosi me Schaffhausenin, që po ashtu garon në kategorinë e dytë helvetike. Kontrata është e vlefshme deri në fund të edicionit aktual, 2020/2021. Hamdiu ka një paraqitje për Kosovën, ndërsa me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut.