Simona Halep do të punojë me Patrick Mouratogloun, trajneri i cili ka punuar për një kohë të gjatë me Serena Williamsin.
Williamsi ishte stërvitur nga Mouratoglou që prej vitit 2012, por nuk ka punuar qëkur u lëndua në këmbë në “Wimbledon” në muajin qershor.
Mouratoglou ka thënë se atij i ka munguar puna e trajnerit në tetë muajt e kaluar.
“Kam pasur kontakte me Serenan dhe më është hapur dera, të paktën për një kohë të shkurtër, për të punuar me dikë tjetër”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Ish-numri një i botës së tenisit të femrave, Halep, e mposhti Williamsin dhe e fitoi “Wimbledonin” në vitin 2019.
Artikuj të ngjashëm