Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, nuk do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. 22-vjeçari e ka njoftuar përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaki se nuk do t'i bashkohet Kosovës në katër ndeshjet e fundit eliminatore për kampionatin botëror "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.
Por burime të gazetës të afërta me lojtarin, thonë se ai tashmë ka ndarë mendjen që të vazhdojë të luajë me Zvicrën dhe se nuk bëhet fjalë për t'iu bashkuar Kosovës pas këtyre katër ndeshjeve të mbetura eliminatore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHadërgjonaj i kontaktuar nga gazeta nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.
"Nuk dua të flas rreth kësaj teme. Bisedoni me menaxherin tim, Erdin Shaqiri", ka thënë Hadërgjonaj. E me Erdin Shaqirin, vëllanë e Xherdan Shaqirit që luan për Zvicrën, gazeta nuk ka arritur të kontaktojë të enjten.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.