Mbrojtësi i krahut Florent Hadërgjonaj është i gatshëm të luajë edhe si mesfushor qendror te skuadra e Huddersfiledit.
Si mesfushor defensiv thotë se është i gatshëm të luajë qysh në ndeshjen e parë të Premier Leagues kundër Chelseat, që luhet në fundjavë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Trajneri David Wagner e ka aktivizuar në disa miqësore në këtë rol dhe është vlerësuar i suksesshëm.
“Unë mund të luaj edhe si mesfushor i qendrës. Kam luajtur dy apo tri herë. Trajneri ma ka besuar këtë pozitë dhe unë mendoj se jam efikas. Natyrisht unë jam mbrojtës i krahut të djathtë, por loja ime defensive është duke shkuar shumë mirë. Preferoj të luaj si mbrojtës i djathë, por nëse trajneri më vendos në pozitën e mesfushorit të qendrës apo edhe më i avancuar do të thotë se më beson dhe kjo është një gjë pozitive. Por, unë preferoj të luaj në pozitën natyrale, si mbrojtës krahu”, ka thënë Hadërgjonaj në një intervistë dhënë “examiner.co.uk” të hënën.
Hadërgjonaj pati luajtur kundër Manchester Unitedit edicionin e kaluar si mesfushor i qendrës. Pati marrë lëvdata... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)