Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haaland e Mbappe në garë për “Këpucën e Artë”

Erling Haaland shënoi një tjetër gol për Norvegjinë të shtunën. Ishte goli i 54-t në këtë edicion në të gjitha garat, duke përfshirë edhe ndeshjet me përfaqësuesen norvegjeze.

Megjithatë, norvegjezi nuk e ka fituar ende zyrtarisht epitetin e golashënuesit më të mirë të këtij edicioni.

Kylian Mbappe është prapa tij në listë, me 53 gola, dhe njësoj si Haalandi ka ende ndeshje për të luajtur me përfaqësuesen e Francës.

Të hënën, Franca luan në udhëtim kundër Greqisë që ende është e pamposhtur në kualifikime të Evropianit.

Lionel Messi dhe Harry Kane kanë mbetur në pozitën e tretë me nga 38 gola të shënuar.