Futbollisti i talentuar turk i Real Madridit, Arda Guler, do të operohet në gju dhe do t’i mungojë madrilenëve nga pesë deri në shtatë javë. Operimi i tij në menisk nuk do të jetë i rëndë. Megjithatë, do të mungojë për rreth një muaj e gjysmë.
Mediat spanjolle kanë shkruar të enjten se ai mund të jetë i gatshëm më 24 shtator, për duelin kundër Atletico Madridit.
Guler është transferuar në këtë afat kalimtar veror nga skuadra e Fenerbahçes dhe është vlerësuar shumë për talentin që posedon.