Pep Guardiola mund të emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses së Brazilit pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
“Marca” ka bërë të ditur se krerët e Federatës së Futbollit të Brazilit po e shohin Guardiolan si pasardhës të duhur për përzgjedhësin aktual Tite, i cili do të largohet me të përfunduar Botërori i këtij viti. Mësohet se federata braziliani tashmë e ka kontaktuar Guardiolan, të cilit i ka ofruar kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë eurosh.
Guardiola, aktualisht është në krye të Manchester Cityt, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Ai më herët ka drejtuar edhe Bayernin e Barcelonën.
Artikuj të ngjashëm