Barcelona e ndjek Pep Guardiolan kudo që shkon. Suksesi në Spanjë e ka dalluar atë si trajner, dhe krahasimet mes Barcelonës dhe skuadrës së tij të tashme, Manchester City, janë gjithnjë e më të shpeshta, shkruan Daily Mail.
Ai vazhdimisht ka dashur të shmangë këtë, duke thënë se Manchester City nuk ka fituar asnjë trofe deri më tash, por erdhi një moment perfekt për t'iu adresuar kësaj çështjeje, brenda zhveshtores së "Old Traffordit", përcjell Koha Ditore.
"Ne mund të luajmë në këtë mënyrë në Angli", tha Guardiola pas triumfit 2:1 të skuadrës së tij në udhëtim ndaj Manchester Unitedit. "Njerëzit thanë se nuk mund të luajmë siç luajti Barcelona para pak vjetësh, por është e mundur dhe ne e bëmë këtë".
Rekordi prej 14 fitoresh rresht në Premier League në një stinor kishte më tepër kuptim për të sesa që ishte menduar dhe ai përdori momentin për t'iu kundërpërgjigjur dyshuesve.
Të presësh diçka tjetër është e paarsyeshme. Por simetria qëndron në themelet e Guardiolës, e jo në institutin ku ka bërë emrin...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Guardiola largohet nga Manchester City pas dekadës shumë të suksesshme
-
Triumfi i Cityt në FA, shpërblim për durimin nën drejtimin e Guardiolas
-
1000 ndeshje në karrierë, Guardiola ka energji për epokë të re
-
Maresca nuk largohet nga filozofia e Guardiolas te City
-
Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro