Gjatë stinorit të parë të Pep Guardiolas në Angli kishte shumë analistë që hamendësonin nëse spanjolli mund të arrinte suksesin që pati në Spanjë e Gjermani edhe në Premier League, që është më e fortë fizikisht, pa e ndërruar filozofinë e tij për lojën.
Të dielën Manchester City i Guardiolas fitoi titullin e Premier Leagues pesë xhiro pa mbaruar stinori, pasi krijoi epërsi prej 16 pikëve ndaj përcjellësit të parë Manchester Unitedit dhe shënoi 93 gola, por këto shifra tregojnë vetëm një pjesë të stories, shkruan Koha Ditore.
Manchester City mund të jetë ndryshe nga Barcelona e kohës kur atë e drejtoi Guardiola apo Bayern Muencheni, por stili me të cilin ka fituar titullin është dëshmi se Guardiola vërtetë mund të bëjë gjërat sipas mënyrës së vet edhe në Angli.
Stinori i tij i parë te Manchester City përfundoi jo aq mirë, ku City mbeti 15 pikë prapa kampionit, Chelseat, dhe shumë pyetje u bënë lidhur me skuadrën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)