Mainzi e ka siguruar Brajan Grudën për kohë të gjatë. Futbollisti i talentuar shqiptar ka nënshkruar kontratë profesionale për shumë vjet.
Lajmi për nënshkrimin e kontratës nga futbollisti që luan për të rinjtë e Gjermanisë u bë i ditur të premten nga faqja zyrtare e Mainzit, klubit që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.
Gruda 18-vjeçar aktualisht luan me Mainzin U19 në Bundesligë dhe ka shënuar nëntë gola dhe ka katër asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Gruda është nga Shkodra.
Pjesë e Mainzit është edhe Enis Shabani.